Ribashkim i opozitës? Sula: Kemi humbur shumë kohë, “grupimet” të lënë pas ndasitë dhe të bëjnë opozitë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ribashkim i opozitës? Sula: Kemi humbur shumë kohë, “grupimet” të lënë pas ndasitë dhe të bëjnë opozitë

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, komentoi situatën aktuale të opozitës, në një lidhje direkte për edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus, me gazetarin Aleksandër Furxhi.

Ai theksoi se opozita ka humbur kohë për të bërë rolin e saj përballë mazhorancës, për shkak të ndasive që ka pësuar në vitet e fundit.

“Padiskutim është për të ardhur keq që prej dy vitesh e gjysmë që problemet me opozitës e kanë penalizuar opozitën shqiptare, por të mos harrojmë se kanë penalizuar edhe shoqerinë shqiptare sepse me ngjarjet me të cilat kanë ndodhur me mazhorancën skandal pas skandali apo megaskandali, nuk do ishte jashtë çdo lloj logjike politike morale, një qeveri s’duhet të rrijë në këmbë ose të paktën  të tronditet shumë fortë nga themelet dhe këtë e bën opozita sepse prandaj është sistem demokratik”, tha ai.  “Fakti që opozita ka pasur problematike mes vetes së vet ka krijuar edhe këtë ngërç shumë të madh”, shtoi ai.

Opozita është ndarë në disa grupe, PD zyrtare, “grupi i Bardhit” dhe “Rithemelimi”, teksa janë parë disa tentative të një ribashkimi. Si po veprohet?

Advertisement

“Duhet të jemi shumë të ndërgjegjshëm edhe të përgjegjshëm nga i pari njeri që do duhet që të gjithë si forcë opozitare të jemi të gjitha bashkë, padiskutim. Unë bëj pjesë tek ato politikanë që mendoj dhe gjykoj që beson dhe e ndjen veten se është opozitar qofte në këtë pjesë të opozitës apo një force opozitare siguri9sht nuk duhet të ketë asnjë lloj pengese për të bërë opozitë dhe për t’iu bashkuar një fronti opozite të një federate të cilët të paktën është artikuluar, është diskutuar dhe së paku ka pasur një nismë, sepse ditën ikin dhe javët e muajt ikin e bëhet gjithmonë e më e ngushtshme bashkimi i opozitës”, tha ai.

Nga ana tjetër, cila është ‘lëvizja’ që PD zyrtare po ndjek në këtë tentativë bashkimi?

“Nuk mund të thuash asnjëri grup se kush është PD zyrtare, fakti që nuk kemi një vendim të formës së prerë pavarësisht që po të dua unë apo ta interpretojë unë, vulën apo logon, referuar vendimit të marsit të Gjykatës së Tiranës, i takon grupit të “Rithemelimit”, por nuk është kjo ky problemi, po do të thoja që të gjitha palët, kushdoqoftë, duhet t’i thërrasin mendjes dhe të kuptojnë se zgjidhja e vetmë është bashkimi i opozitës”, tha ai duke theksuar se nuk duhen përsëritur më të njëjtat gabime të së shkuarës./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy