Seanca ndaj Belerit, merren në pyetje kancelarët e prokurorisë dhe gjykatës së Vlorës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Seanca ndaj Belerit, merren në pyetje kancelarët e prokurorisë dhe gjykatës së Vlorës

Në gjykatën e Posaçme në procesin në ngarkim të Fredi Belerit janë pyetur kancelari i prokurorisë së Vlorës, Përparim Hoxha dhe kancelarja e gjykatës së Vlorës, Frida Gani.

Hoxha ka deklaruar se nuk ka akses as te protokoli dge as te regjistrat e çështjeve. Ai shton se nuk ka përpiluar asnjë shkresë apo dokument për SPAK dhe GJKKO lidhur me çështjen Beleri.

Hoxha: Unë nuk kam akses as te protokolli as te regjistrat e çështjeve. Këtë funksion e kryen kryesekratarja e cila herë pas here ndihmohet edhe nga persona të tjerë, për shkak të volumit të punës. Nuk ka në Prokurorinë e Vlorës një punonjës specifik për protokollin. Si nancelar nuk kam përpiluar asnjë shkresë apo dokument për SPAK dhe GJKKO, për çështjen Beleri. Prokurorët e gatshëm për aktohen nga drejtuesi i prokurorisë, çdo muaj. Në rast të zgjedhjeve ka më shumë prokuror të gatshëm, për shkak të ngjarjeve.

Edhe kancelarja e Gjykatës së Vlorës, ka deklaruar se nuk është detyrë e saj të merret me regjistrat apo protokollet. Dosjet sekrete nga Prokuroria shkojnë të mbyllua me zarf.

Advertisement

Gani: Kancelari nuk merret me regjistrat ose protokollet me këto merret kryesekretaria. Dosjet sekrete nga prokuroria vijnë të mbyllura me zarf, shënohet në regjistër dhe më pas i dërgohet zarf i pahapur gjyqtarit që është i gatshëm. Për veprime të ngutshme nuk e di nëse administrata ka dalë jashtë orarit zyrtarë 08:00-16:00./vizionplus.tv 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy