Shkoi për 50 mijë euro dhe gjeti burgun: Gjykata merr vendimin për Kristjan Lukajn, nipi i të famshmit Florian Gjergji

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkoi për 50 mijë euro dhe gjeti burgun: Gjykata merr vendimin për Kristjan Lukajn, nipi i të famshmit Florian Gjergji

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Kristjan Lukajn, i cili dyshohet se ka qenë pjesë e një rrjeti mashtruesish. Lukaj u arrestua sëfundmi nga policia në kuadër të operacionit “Repeat”.

 

Ai dyshohet se në bashkëpunim me Alban Gjonin dhe Rudor Ballën kanë mashtruar një drejtoreshën e një kompanie marketingu në Tiranë duke u prezantuar sikur të ishin pronarja, ndërkohë që i kërkuan që t’u jepte një sasi të madhe parash.

 

Advertisement

Pas zbulimit të mashtrimit, policia arrestoi autorët, ndërsa dyshohet se truri i mashtrimit është i famshmi Florian Gjergji, i cili rezulton të ketë kryer të njëjtën gjë për disa herë të tjera me biznesmenë të ndryshëm në vend. Në disa raste ia ka dalë, kurse në raste të tjera policia ka arrestuar personat e dërguar nga Gjergji për të tërhequr paratë.

 

Dëshmia

Sipas deklaratave të Lukajt ai ka lëvizur me makinë për të marrë paratë, gjë të cilën ia kishte kërkuar Florian Gjergji, pa i treguar se po mashtronin.

Advertisement

Ndërkohë Alban Gjoni dhe Rudor Balla dyshohet se janë personat që nëpërmjet mesazheve i kanë kërkuar paratë drejtoreshës në kompaninë e Vilma Nushit. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy