Shkup, firmosen 21 marrëveshje/ Bashkëpunim për energjinë, shkëmbimet tregtare dhe infrastrukturën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkup, firmosen 21 marrëveshje/ Bashkëpunim për energjinë, shkëmbimet tregtare dhe infrastrukturën

Mbledhja e përbashkët midis qeverisë shqiptare dhe asaj të Maqedonisë së Veriut prodhoi 21 marrëveshje të firmosura, për të thelluar më tej bashkëpunimin tregtar, në fushën e sigurisë apo shëndetësisë.

 

Ministrja Belinda Balluku veçoi memorandumin në sektorin e energjisë që do të shërbejë për të lehtësuar efektet e krizës për të dy vendet.

 

Advertisement

 

BELINDA BALLUKU

MINISTRE E INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISE

 

Advertisement

“Para dy vjetësh nisëm një projekt për diversifikimin e burimeve energjetike, ka të bëjë me gazin e lëngshëm amerikan që do të vijë në Portin e Vlorës, por ky projekt sot është kthyer në një projekt rajonal. Po gjejmë mundësi për bashkëpunim edhe për këtë projekt që përveç gjenerimit të energjisë që do të bëjë përmes termocentralit të Vlorës, ka si synim injektimin e gazit të lëngshëm edhe në tubin transmetues të TAP. E kthen rajonin tonë në një hallkë të rëndësishme për shëprndarjen e gazit të lëngshëm. Jeni partner, po investoni në këtë projekt.”

 

Një tjetër marrëveshje lidhet me ndërtimin e portit të thatë në Strugë apo edhe për vijimin e projektit për ndërtimin e autostradës “Korridori i Tetë”, duke kërkuar mbështetje financiare edhe nga BE.

 

Advertisement

BELINDA BALLUKU

MINISTRE E INFRASTRUKTYURES DHE ENERGJISE

 

“Korridori i tetë një ndër projektet më të rëndësishme për vendet tona, do të lidhte Mesdheun me Detin e Zi. Të ngrejmë zërin që të financohemi nga fondet e BE për ndërtimin e këtij projekti. Për Portin e Thatë, sugjeroj të mos lihet vetëm në dorë të dy qeverive. E kemi bërë këtë me Kosovën. Kompania që po punon me ne, pa shtuar fondet, të bëjnmë studimin edhe për Portine  Thatë të Strugës, duke pasur të përfshirë portin e porto romaons, të lidhur me portin e thatë të Prishtinës dhe Strugës.”

Advertisement

 

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të bashkëpunojnë edhe në luftën kundër krimit të organizuar, duke ngritur task-forca të përbashkëta për të goditur grupet kriminale.

 

Po ashtu, në sajë të marrëveshjeve të firmosura, mes dy vendeve do të njihen licencat e profesionistëve të shëndetësisë dhe do të lehtësohen barrierat në fushën farmaceutike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy