Shpërndarësit e drogës në gjyq, pjesa më e madhe e të arrestuarve mbeten në burg

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpërndarësit e drogës në gjyq, pjesa më e madhe e të arrestuarve mbeten në burg

Të arrestuarit e operacionit “Tempulli 2” kanë dalë sot përpara gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

Nën masa të larta sigurie kanë mbërritur në gjykatën e Durrësit 43 persona , të akuzuar si shpërndarës të lëndëve narkotike në zona të ndryshme të qytetit bregdetar.

Një ditë më parë, në gjykatën e Durrësit është dhënë masa e sigurisë për 6 të arrestuar të tjerë. Tre prej tyre u lanë në burg, ndërsa të tjerët në arrest shtëpie.

Edhe në Gjykatën e Vlorës kanë dalë për tu njohur me masën e sigurisë shtatë persona. Gjyqtari vendosi “arrest me burg” për të të gjithë, duke pranuar kërkesën e Prokurorisë.

Advertisement

Në Elbasan, organi i akuzës kërkoi “burg” për të 24 të arrestuarit. Operacioni në këtë qark u shoqerua me një “perplasje” mes Institucionit te Paraburgimit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë për shkak të vendit të izolimit.

Mes të arrestuarve gjatë këtij operacioni ishin edhe biznesmenë, një anetar i keshillit bashkiak të Elbasanit përfaqësues i “Partisë së Lirisë” e disa të tjerë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy