Shtohen sëmundjet tumorale/ Mjekët apelojnë: Mos neglizhoni aktivitetin fizik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shtohen sëmundjet tumorale/ Mjekët apelojnë: Mos neglizhoni aktivitetin fizik

 Sëmundjet tumorale në vendin tonë po pësojnë vetëm rritje. Në raportin e Institutit të Shëndetit Publik për kancerin e zorrës së trashë, apo kanceri kolorektal siç njihet ndryshe, thuhet se në 10 vitet e fundit, numri më i lartë është hasur në vitin 2017 me 430 raste dhe në vitin 2021 me 492 raste.

 

Mjekët vlerësojnë si faktor kryesor rrisku për kancerin e zorrës së trashë, dietën ushqimore.

 

Advertisement

HYSNI DEDE

 

GASTROHEPATOLOG

 

Advertisement

“Jeta e vrullshme, të ushqyerit me produkte jo të shëndetshme si: fast food, mish i kuq apo ushqimet e yndyrshme janë faktorë tipik.”

 

Edhe vdekjet nga ky lloj kanceri, ashtu si rastet, kanë ardhur në rritje, Sipas ISHP në krahasim me vitin 2015, gjatë vitit 2021 vdekshmëria u rrit me 14%.

 

Advertisement

HYSNI DEDE

 

GASTROHEPATOLOG

 

Advertisement

“Ka një lloj frike nga ana e pacientëvë për tu drejtuar tek mjeku edhe kur dyshojnë dhe i neglizhojnë duke menduar se janë të përkohshme dhe do të kalojnë.”

 

Sipas ekspertëve tashmë ky kancer nuk po kërcënon më vetëm personat mbi 50-vjeç.

 

Advertisement

HYSNI DEDE

 

GASTROHEPATOLOG

 

Advertisement

“Vitet e fundit është parë një trend i uljes së moshës, tani po e shohim shfaqen e kancerit të zorrës së trashë edhe tek 40 vjecarët. Prandaj apeli ëhstë të bëhën depistime të vazhdueshme”

 

Studime tregojnë se risku i këtij kanceri mund të ulet përmes shtimit të aktivitetit fizik, uljes së peshës trupore, uljes së konsumit të alkoolit dhe lënies së duhanit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy