“Të hapen negociatat”/ Lituania: Konferencat ndërqeveritare me Tiranën dhe Shkupin, brenda presidencës franceze”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Të hapen negociatat”/ Lituania: Konferencat ndërqeveritare me Tiranën dhe Shkupin, brenda presidencës franceze”

Lituania i bashkohet vendeve të tjera të Bashkimit Evropian që kërkojnë përshpejtimin e hapjes së negociatave me Shqipëinë dhe Maqedoninë e veriut.

 

Ministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë, në një konferencë të përbashkët me homologun maqedonas, Bujar Osmani, deklaroi se mbajtja e konferencave të para ndërqeveritare duhet të ndodhë brenda presidencës franceze të unionit.

 

Advertisement

GABRIELIUS LINDSBERGIS
MINISTËR I JASHTËM, LITUANI

“Tani është koha për të bërë një përparim, pa vonesa të mëtejshme. Konferenca ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të mbahet para përfundimit të kryesimit francez në BE. Bëhet fjalë për kredibilitetin e BE-së dhe mbajtjen e premtimeve të politikës së dyerve të hapura, të bëra dekada më parë.”

 

Ministri lituanez po ashtu nënvizoi se është kundër ndarjes së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në procesin e negociatave.

Advertisement

 

GABRIELIUS LINDSBERGIS
MINISTËR I JASHTËM, LITUANI

“E kuptoj që kjo mund të jetë e vetmja mënyrë nëse procesi vonohet për një kohë të gjatë, por nuk do të doja që kjo të ndodhte. Unë mendoj se nuk janë përdorur të gjitha instrumentet që do ta pengonin këtë dhe do t’i lejojnë dy vendet të ecin përpara sa më shpejt që të jetë e mundur

 

Advertisement

Nga ana tjetër Bujar Osmani tha se Shkupi dhe Sofja nuk kanë arritur ende në një marrëveshje për t’i dhënë zgjidhje konfliktit mes dy vendeve për cështjet historike.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy