Tensionet në veri/ Nurellari: Qeveria e Kosovës ka treguar papërgjeshmëri. Çështja nuk zgjidhet në mënyrë teknike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tensionet në veri/ Nurellari: Qeveria e Kosovës ka treguar papërgjeshmëri. Çështja nuk zgjidhet në mënyrë teknike

Pasditen e kësaj të  shtune, situata në veri të Kosovës është ‘ndezur’ sërish edhe pse qeveria ka marrë vendimin për shtyrje të zgjedhjeve komunale deri në prill të vitit 2023.

 

 

Moderatori Roland Zili zhvilloi një intervistë të shkurtër me politologun, Adri Nurellari pwr këto zhvillime në Kosovë.

Advertisement

 

 

Në lidhjen direkte gjatë edicionit qëndror të lajmeve, Nurellari u shpreh se qeveria e Kosovës dhe mazhoranca në përgjithësi, janë treguar të papërgjegjshme.

 

Advertisement

 

Spas tij, problemi i zgjedhjeve komunale nuk mund të zgjidhej në mënyrë teknike por duhej të ishte menduar më herët.

 

 

Advertisement

“Së pari, nuk duhet të ishin shpallur fare ato zgjedhje dhe qeveria të ishte treguar mjaftueshëm e përgjegjshme më herët, të mos vepronte në mënyrë teknike. Ka një papërgjegjshmëri nga ana e mazhorancës. Problemi nuk zgjidhet në mënyrë teknike nga KQZ, do të duhej të ishte menduar më herët. Kjo është përsëritje e një sjellje naive, në rastin më të mirë, e të rrëzikshme në rastin më të keq ku nuk dëgjohen këshillat e partnerëve, vendosen barrikada, plagosen policë dhe dëmtohen gazetarë. Dhe Kosova kthehet në lajmet ndërombëtare si një vend i pasigurtë e pastaj të kthehemi në një gjë që mund të ishte evituar. Papërgjegjshëmri.”

 

 

Roland Zili: Çfarë mund të pritet nga përshkallezimi i situatës në veri ?

Advertisement

 

 

“Për momentin vendimi për shtyrje të zgjedhjeve dhe përfshirja e partnerëve ndërkombëtar do ta ulin tensionin por problemi është që po merret një vendim afër pikës së vlimit. Kjo është një sjellje fëmijërore e politikaneëve të kosovës e kjo është skenë e përsëritur si në vitin e kaluar. Kjo nxjerr në pah papërgjegjshmëri totale.”

 

Advertisement

 

Roland Zili: Sa real është kërcënimi i Serbisë për të dërguar një mijë forca sigurie në Kosovë?

 

 

Advertisement

“Ajo nuk ka për të ndodhur dhe padyshim ata përfitojnë nga kjo situatë.  Sepse në këtë betejë fatkeqsisht këto sjellje kapriçoze nga qeveria e Kosovës na kanë dëmtuar pozitoën tonë. Jo vetëm kaq por e ka vënë në pikëpyetje sovranitetin e Kosovës në Veri. Të gjithë punonjësit e kësaj zone kanë ikur duke kthyer aty KFOR dhe Eulex si në kohën para Pavarësisë. Të gjitha këto duhet të ishin evituar. E kanë vënë në epërsi pozicionin e Vuçiçit.”

 

 

Nurellari komentoi edhe ‘pakënaqësinë’ e Berishës për mosreagim nga politika e Kosovës për sulmin që u bë ndaj kryedemokratit.

Advertisement

 

 

Analisti tha se është e kuptueshme një gjë e tillë, pasi edhe Berisha, nuk ka bërë asnjë reagim kur është uhstruar dhunë ndaj politikanëve të LDK apo PDK në Kosovë.

 

Advertisement

“Padyshim që ngjarja ishe e rëndë, dhe çdo lloj dhune është lajm i kobshëm sidomos dhuna në atë ditë të rëndësishme për Shqipërinë. Por është e kuptueshme deri diku sepse edhe LDK edhe PDK, nuk është se Berisha ka shprehur solidaritet ndaj sulmeve që janë bërë ndaj anëtarëve të këtyre partive. 

Dhe jo vetëm që Berisha e opozita nuk ka manifestuar solidaritet, por e kanë pritur si hero Kurtin, si pishtar i së drejtës së kulluar. Kështu që nuk është rastësi që nuk ka solidaritet.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy