Tirana pret Procesin e Berlinit/ Michel: Anëtarësimi, pas 7 vjetësh. Rama propozon një model të ri gjatë integrimit  

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tirana pret Procesin e Berlinit/ Michel: Anëtarësimi, pas 7 vjetësh. Rama propozon një model të ri gjatë integrimit  

Tirana mikpriti sot samitin e procesit të Berlinit, samiti i parë që prej vitit 2014 që zhvillohet në Ballkanin Perëndimor.

 

Liderët e vendeve anëtare të BE, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, presidentja e Komisionit Ursula Von Der Leyen, komisionari  për Zgjerimin Oliver Varhelyi u takuan me 6 kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në Tiranë për të përcjellë mesazhin se ardhmja e rajonit është në Bashkimin Europian

 

Advertisement

Samiti u zhvillua në ambientet e piramidës e ndërtuar në vitin 1988 për të nderuar ish-diktatorin komunist Enver hoxha. Dhe në çelje të takimit kryeministri Edi Rama përdori historinë e dhimbshme të izolimit të Shqipërisë përreth 5 dekada nga regjimi komunist për të shpjeguar rendësin që Bashkimi Evropian ka për ne shqiptarët

 

Të gjithë liderët e BE përsëriten vullnetin për anëtarësimin e rajonit tonë në Bashkimin Evropian dhe presidenti i këshillit Charles Michel përsëriti premtimin se anëtarësimi do të ndodhë pas 7 vjetësh

 

Advertisement

CHARLES MICHEL

PRESIDENT I KESHILLIT EVROPIAN

 

“Duhet të jemi gati në të dyja anët deri në 2030 për tu zgjeruar. E di që ky afat është shoqëruar me skepticizëm në rajonin tuaj, sepse keni pritur shumë gjatë. E di që e keni krahasuar zgjerimin me një nuse, dhëndri i së cilës nuk vjen asnjëherë në dasmë, megjithatë ne po e përgatisim këtë dasmë. “

Advertisement

 

Për të lehtësuar rrugën e vendeve tona drejt BE, presidentja e komisionit evropian premtoi mbështetje financiare për ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor

 

URSULA VON DER LEYEN

Advertisement

PRESIDENT E KOMISIONTI EUROPIAN

 

“Plani i rritjes është një stimul shumë i madh për të hapur dyert në aspektin ekonomik, por edhe për hapjen e kufijve brenda përbrenda Ballkanit perëndimor dhe vetëm duke punuar së bashku ne mund të arrijmë aty ku duam”

 

Advertisement

Mbështetja financiare është një prej kërkesave kryesore të 6 vendeve të Ballkanit perëndimor, si një mundësi më shumë për ti bërë ekonomitë tona më konkurruese

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Advertisement

 

“Mund të them që fqinjët tanë të BE-së kanë marrë të paktën mbi 4500 euro për frymë, ndërkohë që vendet tona marrin 138 euro për frymë dhe këto shifra janë një dëshmi fillestare e shkallës së frikshme të një ndarjeje klasore do thoja e cila është thelluar dhe ka thelluar në mënyrë progresive ndarjen tonë në të njëjtën ‘’shtëpi’’ të Europës , në të njëjtin vit ku kriza të forta kanë goditur kontinentin ndërkohë që thellësia, rëndesa e këtyre krizave na kanë sjellë edhe më afër në nivel politik e njerëzor.”

 

Pavarësisht premtimit për anëtarësim në 2030 të artikuluar në Tiranë, kryeministri Edi Rama, i cili është skeptik për këtë afat, ka bërë një propozim për një model të ri bashkëpunimi mes be dhe rajonit tonë

Advertisement

 

EDI RAMA

 

“Në fakt e kuptoj që ideja e 33, 35, apo 40 anëtarë të BE është diçka mjaft sfiduese për të parashikuar në të ardhmen e afërt në këtë kohë mjaft të trazuar brenda parametrave të ndryshëm. Në vend të kësaj do të pyesja; A do të ishte më e drejtë që të trajtohej inercia e kësaj ndasie duke futur statusin e vëzhguesit të vendeve që janë në transit nga çelja e negociatave deri tek anëtarësimi i plotë”

Advertisement

 

Ndërsa kancelari gjerman Olaf Sholtz shfrytëzoi samitin për ti bërë apel Serbisë e Kosovës të ulen në tryezën e dialogut e të tejkalojnë problemet

 

OLAF SCHOLZ

Advertisement

KANCELARI I GJERMANISË

 

“Ka ardhur koha për të tejkaluar konfliktet  që vetëm ju mbajnë në vendnumëro. Përshkallëzimi i situatës gjatë kohëve të fundit në Kosovë ka treguar sa i rëndësishëm është dialogu.”

 

Advertisement

Por pavarësisht këtij apeli marrëdhëniet e tensionuara mes Serbisë e Kosovës u shfaqen edhe sot në samit. Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç

 

bojkotoi foton familjare për shkak të pranisë së flamurit të Kosovës . Një argument i shfaqur vetëm këtë herë nga Beogradi zyrtar pasi në 9 samitet e mëparshme të procesit të Berlinit Serbia ka qenë pjesë e fotos familjare pavarësisht se flamuri i Kosovës ka qenë gjithnjë aty.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy