Tragjedia me 46 viktima në Bullgari, konfirmohet se ka pasur shpërthim, ja çfarë thonë hetuesit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tragjedia me 46 viktima në Bullgari, konfirmohet se ka pasur shpërthim, ja çfarë thonë hetuesit

Drejtori i Shërbimit kombëtar të hetuesisë, Borislav Sarafov ka treguar detaje të reja rreth aksidentit të autobusit në Bullgari, ku mbetën të vdekur 45 persona .

Ai ka thënë se rezultatet e ADN-së të udhëtarëve do të dalin për dy ditë. Sarafov për dnes.bg ka konfirmuar informacionin se ka pasur shpërthim në autobus.

“Lista e udhëtarëve të autobusit i është dërguar autoriteteve të Maqedonisë dhe procesi i identifikimit ka filluar. Bullgaria pret nga Maqedonia që të dërgojë ekzemplarë të ADN-së nga familjarët e të aksidentuarve, që të lehtësohet identifikimi i të vdekurve dhe të lënduarve”.

Ai gjithashtu ka thënë se nuk ka evidencë se në autobus ka pasur lëndë djegëse apo naftë, siç është përmendur nga zyrtarë të tjerë lokal, njofton Telegrafi Maqedoni.

Advertisement

Sarafov ka shtuar se kanë kontaktuar me pronarin e agjencisë duke thënë se nga i njëjti do të kërkohet dokumentacioni i plotë për autobusët dhe për kompaninë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy