U afruan për të furnizuar makinën me naftë por grabitën xhiron ditore të karburantit, pranga dy të rinjve në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U afruan për të furnizuar makinën me naftë por grabitën xhiron ditore të karburantit, pranga dy të rinjve në Tiranë

Dy të rinj, të cilët vodhën një shumë parash në një pikë karburanti në Selitë janë arrestuar nga policia e Tiranës.

Në kuadër të operacionit “Selota” u vunë në pranga shtetasit Aleksandro Lazaj, 22 vjeç dhe Kristjan Lazaj, 21 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 09.12.2023, rreth orës 01:40, janë afruar në një karburant në Selitë, dhe Aleksandri ka zbritur nga automjeti.

Kristjani është afruar për të furnizuar automjetin me karburant, ndërsa 22-vjeçari i ka vjedhur me dhunë punonjësit të karburantit, xhiron ditore.

Advertisement

Policia ka sekuestruar një mjet prerës thikë, një përforcues grushti, veshjet dhe automjeti që autorët e dyshuar kanë përdorur për të kryer krimin./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy