“U mbars mali dhe polli nje mi”/ Shehu: Shfaqje teatrale në Kryesinë e Kuvendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“U mbars mali dhe polli nje mi”/ Shehu: Shfaqje teatrale në Kryesinë e Kuvendit

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar pas mbledhjes së sotme të përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës, ku u diskutua për zgjedhjen e presidentit.

 

Shehu e quan këtë mbledhje një shfaqje teatrale ndërsa thekson se konkluzioni është: U mbars mali dhe polli nje mi.

 

Advertisement

“U mbars mali dhe polli nje mi”!
Eshte konluzioni i kesaj cfaqje teatrale te sotme ne Kryesine e Kuvendit.
Dhe nuk mund te ndodhte ndryshe qe ne momentin qe:
1-Rolin “lider opozitar” e kishte pervetesuar dikush, qe u paraqit para Balles pa asnje funksion te tille e pa mandat nga PD per te negoziuar, ne fakt edhe pa asnje propozim substancial, qofte dhe si deputet.
2-Ndersa Z.Balla & Co, duke e ditur mire kete fakt thelbesor, vecse e ushqeu me “luge bosh”, duke i dhene disa leksione kushtetushmerie, asgje me shume…ai vetem luajti “lojen” e tij, dhe me tej:
–Me “zemergjeresi” hoqi dore nga dergimi i kandidaturave te PS per Raundin e 3 e te 4, kur dihet se ata nuk i kane numrat keto raunde per t’i votuar ato.
–Ai i dha “te drejten opozites” te propozimit te kandidaturave, por duke i kujtuar te 20 firmat e domosdoshme, gje qe ja jep qartesisht Kushtetuta kete.
Keshtu ndodh kur shkon per “fasade” ne kete gjendje, pa “lexuar” as Kushtetuten, si “cjapi tek kasapi”, e pastaj “ne vend te vendosesh vetullat nxjerr dhe syte”!
Ky eshte bilanci i vetem per kete pseudo negocim dhe rezultatet e tij sot.
Nje mesim i qarte ky per cdo opozitar, qe i hyn aventurizmave te tilla politike, vecse per…..”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy