
Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka ndarë foto nga takimi me ministrin e Jashtëm, Igli Hasani. Varhelyi shkruan se Shqipëria ka bërë progres në reformat e ndjekura si pjesë e rrugës drejt anëtarësimit në BE.
“Shqipëria, si vend negociues, ka vazhduar të bëjë progres në reformat në lidhje me BE-në. Takoi ministrin Igli Hasani, në margjinën e Ministrave BE-Ballkani Perëndimor për të diskutuar hapat e ardhshëm”, shkruan ai.
Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin thekson se synimi mbetet që negociatat e anëtarësimit për Klasterin e Parë të hapen deri në fund të këtij viti.
“Synimi ynë është që deri në fund të këtij viti të hapim negociatat e anëtarësimit për Klasterin e Parë”, përfundon ai.
#Albania, as a negotiating country, has continued to make progress in EU- related reforms.
Met Minister @IgliHasani on the margin of the EU-Western Balkan Ministerial to discuss the next steps.
Our aim is to open accession negotiations on the 1st Cluster by the end of this year. pic.twitter.com/u1QGmR9Pry— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) November 13, 2023