Vatra zjarri edhe në malin e Cukalit/ Banorët të frikësuar për bagëtitë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vatra zjarri edhe në malin e Cukalit/ Banorët të frikësuar për bagëtitë

Zgjerohet harta e zjarreve edhe në veri. Që prej 24 orësh, disa vatra zjarri janë shfaqur në malin e Cukalit në njësinë administrative Shllak, Bashkia Vau i Dejës.

 

Ndërkohë që sipas banorëve atje askush nga strukturat lokale apo qendrore nuk ka shkuar në atë zonë, alarmin për zjarrin e kanë dhënë vetë  banorët, të cilët thanë se zjarri rrezikon disa stalla dhe stane bagëtish ku kryesisht kanë lopët dhe viçat.

 

Advertisement

Gjithashtu Nikolin Shqau, i cili ka disa stalla atje tha se zjarri rrezikohen seriozisht t’i djegë stallat dhe rreth 100 krerë lopë dhe viça  Ai bashkë me punëtorët e tij po mundohet që ta vendosë nën kontroll me mjete rrethanore, por është e pamundur edhe për shkak të terrenit të vështirë. Ndaj bën thirrje për ndihmë.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy