Vendimi i Strasburgut për Aleks Nikën/ Reagon për herë të parë Berisha

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vendimi i Strasburgut për Aleks Nikën/ Reagon për herë të parë Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së u shpreh se nuk e ka lexuar ende vendimin e Gjykatës së Stasburgut për vrasjen e Aleks Nikës, më 21 janar të 2011.

 

Ai theksoi se nuk mund të ketë kurrë një pengesë hetimi nga Sali Berisha.

 

Advertisement

Nuk e kam lexuar vendimin, nuk ka pasur dhe nuk mund të ketë kurrë pengesë hetimi nga Sali Berisha. Sesi është bërë hetimi, dosjet janë aty, vlerësimin e jep gjykata”, u shpreh Berisha. 

Në vendimin e Gjykatës së Straburgut, theksohet se vrasja dhe moszbardhja e ngjarjes, janë dy shkelje të kryera nga shteti.

 

Në përfundim të çështjes së gjykuar sqarohet se gjykata ka gjetur mangësi në kuadrin ligjor që rregullon përdorimin e armëve potencialisht vdekjeprurëse.

Advertisement

 

Po ashtu në vendimin e gjykatës ngrihet shqetësimi se fshirja e pamjeve filmike nga kamerat e sigurisë menjëherë pas ngjarjes, e cila ngre dyshime të forta se fshirja ka qenë e qëllimshme për fshehjen e së vërtetës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy