VIDEO/ FNSH “mbërthen” Astrit Deliun, shpërndarësi i drogës çon policinë te “strofulla” ku fshihte drogën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ FNSH “mbërthen” Astrit Deliun, shpërndarësi i drogës çon policinë te “strofulla” ku fshihte drogën

Këto janë momentet kur policia ka arrestuar Astrit Deliun, një personazh i dyshuar se prej afro 20 vitesh ishte i përfshirë në trafikun dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit blutë i kanë gjetur 570 gram kokainë, shuma parash si dhe një armë zjarri.

Astrit Deliu, 46 vjeç, është njëri prej personave të arrestuar nga Antidroga e Tiranës në kuadër të operacionit “Tempulli 2”.

Aktivitetin ai e zhvillonte në rrugën “Myslym Keta” në zonën e Tufinës, ndërsa asnjëherë më parë nuk ishte prekur, edhe pse dyshohet se prej 20 vitesh ka qenë shpërndarës i kokainës dhe drogave të tjera në zonë.

Advertisement

Vizion Plus mëson se në kuadër të këtij operacioni janë goditur 7 grupe kriminale.

Në total, janë ndaluar dhe arrestuar në flagrancë 273 persona.

Operacioni është shtrirë në disa qarqe si Shkodër Vlorë, Fier Elbasan, Korçë etj.

Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi lëndësh narkotike, kryesisht kokainë dhe kanabis, por edhe lloje të tjera. Gjithashtu gjatë kontrolleve janë sekuestruar edhe disa  armë zjarri.

Advertisement

Ndërhyrja e policisë është vijim i megaoperacionit “Tempulli” i realizuar disa muaj më parë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy