Vlorë/ Kapen 260 kg kanabis në kampera luksozë, arrestohen 4 rumunë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vlorë/ Kapen 260 kg kanabis në kampera luksozë, arrestohen 4 rumunë

Policia e Vlorës ka kapur një sasi prej 260 kg lëndësh narkotike që po tentohej të transportohej drejt Greqisë. Blutë kanë vënë në pranga 4 shtetas rumunë që vinin në Shqipëri si turistë dhe vepronin në llogari të bandave kriminale.

 

“Në kuadër të këtij operacioni, sot, në orët e para të mëngjesit, u bë e mundur kapja dhe prangosja e 4 shtetasve rumunë që transportonin një sasi prej 260 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, me 2 automjete luksoze të tipit “Camper”, me targa rumune, me qëllim trafikimin e kësaj lënde në shtetin grek e më tej.

Gjatë kontrollit të automjeteve të tyre, në tentativë për të dalë nga territori shqiptar, u gjetën të fshehura në një ndarje të fshehtë dhe të përshtatur artificialisht, në automjet, një sasi prej 260 kilogramë lëndë narkotike”, njofton policia.

Advertisement

 

 

 

Shtetasit rumunë merrnin me qera kampera luksozë për t’u kamufluar dhe i përdornin ato për të transportuar sasinë e lëndës narkotike.

Advertisement

“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, për llogari të disa bashkëpunëtorëve të tyre shqiptarë, tashmë të shpallur në kërkim, kamufloheshin si turistë, duke marre me qera campera luksozë, dhe të ndarë në dy çifte kryenin trafikimin e lëndës narkotike nga vendi ynë për në Greqi dhe më tej”, thuhet në njoftim.

 

Gjithashtu të shpallur në kërkim janë dhe 5 persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk u bë publik për shkaqe hetimore.

“Konkretisht u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. C., 20 vjeç, M. C., 20 vjeçe, F. T., 24 vjeç dhe A. P., 21 vjeçe, të katërt me shtetësi rumune. Gjithashtu janë shpallur në kërkim 5 shtetas, si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale, por për arsye hetimi të dhënat e tyre nuk bëhen publike”, thuhet në njoftim.

Advertisement

 

 

 

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy