
Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës, pasi dyshohet si autor i vjedhjes së disa bizhuterive.
Policia bën me dije se 46-vjeçari është futur në një banesë në fshatin Vanistër, nga ku ka vjedhur sende me vlerë dhe para.
Ky shtetas, rezulton i dënuar edhe më parë për të njejtën veprimtari kriminale.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të
“Nga veprimet hetimore dhe operacionale dyshohet se 46-vjeçari, më datë 21.04.2023, ka vjedhur në banesën e një shtetasi, në fshatin Vanistër, Dropull, një sasi të konsiderueshme parash, 9 ora dore, 13 varëse, 9 byzylykë dhe bizhuteri të tjera.
Sendet dhe paratë e vjedhura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftim.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të kryera nga ky shtetas.