“Vrasës i pluralizmit”, me pankarta në duar, opozita proteston para nisjes së seancës plenare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Vrasës i pluralizmit”, me pankarta në duar, opozita proteston para nisjes së seancës plenare

Seanca plenare, e cila ishte parashikuar të fillonte në orën 10:00 si çdo të enjte nuk ka nisur ende.

Opozita, me pankarta në duar kundër qeverisë ka bllokuar foltoren.

“Na duhet qeveri, jo kartel”, “Vrasës i pluralizmit”, “Gjykatat e Shqipërisë, apo gjykatat e Ramës”, “Edhe Rama, në burg si Mcgonigal”, “Na ktheni atë që është e jona!“, janë disa nga mesazhet që kanë zgjedhur opozitarët sot, në shqip dhe anglisht, në kuadër të protestës së tyre që vijon prej disa kohësh.

Sakaq, deputetët demokratë Flamur Noka dhe Gazment Bardhi janë të ëprjashtuar nga seanca e sotme, e cila si seancat e tjera pritet të shoqërohet me tensione./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy