Vrasja e 16-vjeçarit në Gramsh, zbulon detaje nga dosja hetimore: Adoleshentët lanë takim për t’u sqaruar njëherë e mirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja e 16-vjeçarit në Gramsh, zbulon detaje nga dosja hetimore: Adoleshentët lanë takim për t’u sqaruar njëherë e mirë

Gramshi u trondit mesditën e së martës nga një ngjarje e rëndë, ku 16-vjeçari Fation Bici u vra me thikë, ndërsa u plagos kushëriri i tij.

 

Për ngjarjen u arrestuan në flagrancë katër adoleshentët e përfshirë në ngjarja, ndërsa detaje të tjera bëhen me dije lidhur me dinamikën e vrasjes së 16-vjeçarit.

 

Advertisement

Në  dosjen hetimore me dëshmitë e të miturve, mësohet se vrasësi 15-vjeçar E. K ka pohuar se sherri mes dy grupeve fillimisht ka nisur te fusha e lodrave në Gramsh dhe më pas është transferuar tek shkolla “Asllan Shahini”, aty ku ka nisur dhe konflikti fizik mes tyre.

 

Shtetasi E. Servet. K, ka deklaruar se ka shkuar në shkollën “4 Dëshmorët”, në fshatin Drizë, si zakonisht, së bashku me tre shokë të tjerë.

 

Advertisement

Katër adoleshentët rreth tre muaj më parë janë zënë tek fusha e lodrave, tek makinat elektrike në qytetin e Gramshit.

 

Gjatë konfrontimit tek fusha e lodrave të miturit janë sharë me njëri-tjetrin, gjithashtu edhe herë të tjera kur shkëmbeheshin me njëri-tjetrin, adoleshentët ofendoheshin.

 

Advertisement

Dy ditë para ngjarjes, të mitur kanë lënë një pikë takim për tu sqaruar.

 

Adoleshentët kishin me vete dorezë hekuri dhe një thikë që hapej me buton, të cilën një nga të përfshirët e kishte blerë në internet.

 

Advertisement

Të katërt janë takuar përpara vendit të quajtur Kosturi në Gramsh, ku pasi janë takuar, janë nisur për te shkolla “Asllan Shahini”.

 

“Kur kanë arritur, kanë parë Q. bashkë me shokët e tij, ku mund të ishin shumë persona. Sapo janë afruar, H. ka filluar të flasë me Q. për të sqaruar debatin, ndërsa njëra nga djemtë që ishte me Q., e ka sharë. Personin që e ka sharë nuk e ka njohur, por ishte me flokët kaçurrela.

 

Advertisement

 Deklaron se personi me flokët kaçurrela, e ka goditur me grusht në fytyrë dhe në atë moment ai nuk e ka menduar gjatë, pasi i janë errësuar sytë dhe me dorën e djathtë, ka nxjerrë nga xhepi thikën me buton me hapje ngjyrë gri, me të cilën ka goditur personin me kacurrela. Shton se nuk mban mend se ku e ka goditur. Pas këtij veprimi, një nga personat e grupit tjetër ka goditur S. me grusht në bark”, thuhet në dosjen hetimore

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy