Xhaçka, takim lamtumire me Yuri Kim/ “E trishtueshme që po largohet një mike e mirë”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Xhaçka, takim lamtumire me Yuri Kim/ “E trishtueshme që po largohet një mike e mirë”

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka mbajtur një takim lamtumire me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

 

Xhaçka e cilëson Yuri Kim si mike, ndërsa thotë se është e trishtueshme ta shihë të largohet.

 

Advertisement

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ajo deklaron se i është mirënjohëse ambasadores amerikane, për të cilën pretendon se ka punuar për interesin më të mirë të Shqipërisë.

“Mikprita sot Ambasadoren Yuri Kim në vizitën e saj të fundit si Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ???? në Shqipëri. 

 

Është e trishtueshme të shohësh një mike të mirë të largohet. Kemi punuar shumë së bashku për avancimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona dhe i jemi mirënjohës Yurit që me zemër ka punuar për interesin më të mirë të Shqipërisë. 

Advertisement

 

I urova gjithë të mirat në misionin e saj të ri e të rëndësishëm. E sigurtë që rrugët tona do të kryqëzohen sërish në të ardhmen”, thekson ministrja

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy