“Zbërthet” krimineli Dan Hutra: Planifikova 4 vrasje, gruan në Astir doja ta therja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Zbërthet” krimineli Dan Hutra: Planifikova 4 vrasje, gruan në Astir doja ta therja

Me gjakftohtësi dhe detaje, autori i vrasjeve makabre në seri Dani Hutra ka rrëfyer planin e mirëmenduar para uniformave blu. Ai ka treguar itinerarin e ndjekur duke theksuar se kishte 4 objektivë për të ekzekutuar. Fillimisht rrëfen plagosjen në Astir me pretendimin se 40-vjeçarja, Marjana Gurakuqi,  të cilën donte ta vriste me thikë në fyt, i kishte 80 mijë euro borxh. Ai thekson se për ‘prenë’ e tij të parë mendoi të përdorte thikën pasi në të kundërt nuk do të mund të kryente vrasjet e tjera.

 

“Planin e kisha të përgatitur dhe kisha 4 objektivë për të vrarë. Në fillim doja të vrisja 40 vjeçaren në Astir, të cilën doja ta prisja në fyt, por u largua dhe në dyqan u futën njerëz të tjerë. Doja ta vrisja sepse më kishte 80 mijë euro borxh. Nuk doja ta qëlloja me armë sepse më pas nuk realizoja dot vrasjet e tjera”, shprehet autori.

 

Advertisement

Më pas ai rrëfen dhe ngjarjen tjetër të rëndë të kryer në praninë e vajzës së tij. Sipas tij donte të ekzekutonte ish-vjehrrin, por ai nuk ndodhej në banesë. Ai tregon se ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me breshëri ndaj grave të familjes së ish-bashkëjetueses. Pasi i kanë mbaruar plumbat, të cilët lanë të vdekur dy nga anëtaret e familjes, Hutra tregon se përdori thikën për plagosjet e tjera.

 

“Më pas shkova në Kodër-Kamez, sepse doja të vrisja ish-vjehrrin, por duke qenë se nuk e gjeta më shtëpi, kam qëlluar ndaj grave. Pasi më mbaruan plumbat nxora thikën dhe sulmova me thikë”, shton ai.

 

Advertisement

Në sagën e hakmarrjeve të mirëmenduara bënte pjesë dhe Vladimir Kurti dhe një person tjetër. Autori e akuzon se objektivi i tij i radhës i ka dhënë pistoletën vrasësit të babait të tij para 23 vitesh, por për shkak se nuk kishte trafik shkoi fillimisht në Kamëz. Ai rrëfen se ka ikur në banesën e Vladimir Kurtit dhe ka bërtitur për të parë në ka njeri brenda. Në oborr kanë dalë nëna dhe motra e objektivit. Kjo e fundit, Etleva Kurti u ekzekutua nga autori, i cili shton se nënën e Vladimir Kurtit zgjodhi të mos e vriste. Sipas tij, kjo hakmarrje vinte si pasojë e një konflikti në burg me vëllain e viktimës.

“Më pas kisha dy objektivë, vëllain e Vladimir Kurtit dhe një person tjetër që i ka dhënë pistoletën vrasësit të babait tim para 23 vitesh. Duke qenë se e kisha më afër dhe nuk kishte trafik shkova te shtëpia e Vladimir Kurtit. U futa në banesë dhe nuk gjeta njeri, po kërkoja vëllain e Vladimir Kurtit. Kur dola në oborr thirra: A ka njeri këtu? Dhe doli motra e tij. Qëllova ndaj saj, ndërsa ndaj nënës nuk qëllova vetë, sepse nuk doja ta vrisja. Vrasjen e bëra sepse kisha sherr me vëllain e saj në burg dhe e kisha paralajmëruar”, përshkruan autori.

 

Më tej ai rrëfen se ka marrë automjetin e tij dhe është larguar drejt Sharrës, ku shton se ka hasur në disa patrulla policie. Nëse nuk do të ishte arrestuar, autori thotë se do të kishte vrarë dhe një person të fundit. Pasi të mbyllte ‘hesapet’ me objektivët e tij, Dan Hutra deklaron se do të vetëdorëzohej në polici.

Advertisement

 

“Mora makinën dhe u largova drejt Sharrës dhe rrugës jam ndeshur me disa patrulla policie te cilat shkonin drejt vendngjarjeve. Kur arrita në Kodër po prisja ardhjen e objektivit tjetër. Pas kryerjes së vrasjes së 4 unë do dorëzohesha vetë dhe do shkoja në burg”, përfundon dëshmia e Dan Hutrës.

 

Dan Hutra u arrestua disa orë pas vrasjeve dhe plagosjeve në seri në landfillin e Sharrës, ku siç edhe autori thekson në dëshminë e tij do të kishte kryer vrasjen e fundit. Si pasojë e kësaj kronologjie të planit makabër të vrasësit gjakftohtë, Dan Hutra mbetën të vrara tre gra dhe të plagosura rëndë tre të tjera. Marjana Gurakuqi, 40 vjeç, Elena Hysa (ish-bashkëjetuesja e autorit) dhe Kujtime Hysa 60 vjeç (nëna e ish-bashkëjetueses së autorit), mbetën të plagosura. Ndërkohë ndërruan jetë e fejuara e vëllait të Elena Hysës, motra e ish-bashkëjetueses Mevlute Hysa, të dyja 30-vjeçare, si dhe Etleva Kurti, 31 vjeç.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy