Zjarr i madh në ‘Astir’/ Lëndohen 8 persona, digjen 4 automjete

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zjarr i madh në ‘Astir’/ Lëndohen 8 persona, digjen 4 automjete

Një zjarr i madh ka rënë në një garazh në rrugën “Aleksandri i Madh” gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së somtme.
Nga zjarri janë lënduar 8 persona dhe janë djegur 4 automjete.

 

Personat e lënduar kanë mbërritur në spital kanë marrë ndihmën e nevojshme më pas janë larguar.

 

Advertisement

Nuk dihen ende shkaqet nga të cilat kanë shpërthyer flakët.

 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.06.2022, në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë”, në orët e para të mëngjesit ka rënë zjarr në një garazh dhe janë djegur 4 automjete.

Advertisement

Si pasojë e zjarrit, janë dëmtuar lehtë dhe kanë shkuar për mjekim në spital shtetasit A. Xh., 28 vjeçe, F. J., 23 vjeçe, D. J., 27 vjeçe, I. Xh., 31 vjeçe, E. Xh., 27 vjeç, E. K., 35 vjeçe, M. B., 48 vjeçe dhe N. B., 50 vjeç, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë larguar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy