Zona e Tërbufit në Myzeqe “luftë” me karkalecat; insektet dëmtojnë të mbjellat, fermerët e Divjakës duan ndihmë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zona e Tërbufit në Myzeqe “luftë” me karkalecat; insektet dëmtojnë të mbjellat, fermerët e Divjakës duan ndihmë

Për të katërtin vit radhazi fermerët e Divjakës dhe të Lushnjës po përballën me karkalecin e tokës, që po u vë në rrezik të mbjellat.

 

Kolonitë më të mëdha të insekteve janë përqendruar në zonën e Tërbufit, ndërkohë që sipërfaqja e dëmtuar arrin në 745 hektarë.

 

Advertisement

Sipas drejtorit të Agjencisë Rajonale Bujqësore në Lushnjë, kjo është faza e parë e çeljes së vezëve, ku dhe ndërhyrja me spërkatje është më efektive.

 

FERDINAND SHANI

DREJTORI I AGJENSISE RAJONALE BUJQESORE LUSHNJE 

Advertisement

Nëse nuk ndërhyhet tani, rrezikojmë  që karkaleci të marrë përmasa të tjera , kjo është faza që ai lëviz, fluturon dhe përhapet dhe tani duhet ta ndalojmë!

 

Specialistët e mbrojtjes së bimëve pohojnë se karkaleci italian është më agresivi, i përhapur aktualisht në të gjithë vendin.

 

Advertisement

AGIM TOROMANI

SPECIALISTI I MBROJTJES SË BIMËVE

 

Karkalecat janë të përhapur në të gjithë vendindhe dëmtojnë të gjitha të mbjellat. Fieri, Semani, Divjaka janë më të prekurit.

Advertisement

 

Nga ana tjetër fermerët ngrenë shqetësimin se e kanë të pamundur të përballojnë kostot e larta të kimikateve bujqësore.

 

Fermer: Duhet të na ndihmojë shteti, të na i japë helmin palekë, se nuk kanë të gjithë lekë!

Advertisement

 

Fermer: S’po e përballojmë dot më, nga 5 mijë lekë ditë për ditë.

 

 Fermer: Situata është e rëndë, shteti duhet të na ndihmojë se s’bën!

Advertisement

 

Fermerët e zonave të prekura kane apeluar për një ndërhyrje të shpejtë nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, me një plan emergjencë për të luftuar në kohë këtë dëmtues agresiv.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy