Zyrë bashkëpunimi Shqipëri-Bavari/ Veliaj pret Ministren e Shtetit për Europën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zyrë bashkëpunimi Shqipëri-Bavari/ Veliaj pret Ministren e Shtetit për Europën

Erion Veliaj priti në takim Ministren e Shtetit për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Bavarisë, Melanie Huml. Kryebashkiaku u shpreh se ka ardhur koha e një bashkëpunimi të ri, sepse vetëm në këtë mënyrë qytetet rriten.

 

ERION VELIAJ

KRYETARI I BASHKISE TIRANE

Advertisement

“Jam vërtet i lumtur që hapet zyra e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Bavarisë në Tiranë dhe jam vërtet i kënaqur që ai vizion, ajo ëndërr, ndoshta pak utopike, e Franc Josef Shtraus, e viteve ’80, sot është një realitet në mes të Tiranës, një realitet bashkëpunimi ekonomik dhe politik.”

 

Ministrja e Shtetit për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Bavarisë, Melanie Huml, nga ana e saj u shpreh e lumtur që në Tiranë ka tashmë një pikë kontakti të biznesit bavarez.

 

Advertisement

“Elementi tjetër mjaft i rëndësishëm është ai i krijimit të një komisioni ndërqeveritar për realizimin konkret të këtyre projekteve. Elementi i tretë, mjaft i rëndësishëm, është ai i komunikimit dhe i marrëdhënieve ndërnjerëzore për të cilin ndodhemi edhe këtu, në sheshin ‘Shtraus’

 

Tirana sot ka njohur një rritje në numrin e turistëve, ku një pjesë e madhe e të cilëve vijnë pikërisht nga Gjermania.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy