Bukuroshja e “Për’Puthen” u përfshi në një incident me policinë për “Range Rover”-in e saj: E pranova se… (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bukuroshja e “Për’Puthen” u përfshi në një incident me policinë për “Range Rover”-in e saj: E pranova se… (FOTO)

Pak ditë më parë Margaret e “PërPuthen” u përfshi në një incident me policinë.

Ajo kishte parkuar makinën e saj “Range Rover” në korsinë e biçikletës, teksa po pinte kafe në një lokal aty pranë.

Ndërkohë pranë makinës së saj u afruan efektivët e policisë, për të vënë gjobë.

Advertisement

Teksa efektivët po vendosin gjobën afrohet një djalë i ri. Djali ishte pronari i lokalit dhe i bën presion policit që të mos vendos gjobën.

Djali vijonte t’i bënte presion, e madje rrezikonte që të shoqërohej në komisariat. Ndërkohë Margaret del nga lokali dhe i thotë policit që t’i vendosë gjobën që të largohet nga aty, pasi nuk donte që situate të shkonte më keq.

E ftuar ditën e sotme te “Shqipëria Live”, ajo foli rreth ngjarjes dhe zbuloi pakënaqësitë që i la kjo ndodhi.

“Unë ë pranova se kam gabuar, se të gabosh është njerëzore. Por smë pëlqeu se u bë publike.

Advertisement

Reagimet e njerëzve nuk më kanë pëlqyer, pasi thoshin se ti je një njeri publik e nuk duhet të bësh gjëra të tilla.

Çfarëdo shkelje të ishte, duhej të vendosesha para drejtësisë”, tha ajo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy