E ftuara e radhës në podkastin e Diteas është Elsa.
Teksa po bisedonin në lidhje me qëndrimin në “Ferma VIP”, Ditea pyeti Elsën nëse ajo mendon të largohet nga gara.
Elsa tha se ajo nuk e ka menduar asnjëherë të largohet dhe do të qëndrojë deri në fund.
Ajo u shpreh se është një person luftarak dhe në jetën jashtë fermës, ndaj nuk e mendon të dorëzohet.
Pjesë nga biseda:
Ditea: A e ke menduar ndonjëherë të lësh lojën?
Elsa: Kurrë. Jam një tip luftarak dhe nuk dorëzohem.
Ditea: Dhe në situatat që të kanë ndodhur, nuk e ke menduar asnjëherë të largohesh?
Elsa: Jo absolutisht. Jam një njeri që dhe në jetën jashtë nuk i bëj bisht rrezikut por shkoj dhe e përballoj.
Ditea: Është një pyetje që ia kemi bërë fermerëve të tjerë dhe ata janë shprehur se e kanë menduar të largohen.
Elsa: Është gjëja e fundit që kam menduar, se këtu jemi në një afat dhe nuk jemi në burg duke pritur vendimin gjyqësor, këtu e dimë sa do të zgjasë dhe kur do të dalim. /vizionplus.tv
AdvertisementView this post on Instagram
A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)