Elsa “xhelozon” hyrjet e reja: T’i lëmë të çorientohen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Elsa “xhelozon” hyrjet e reja: T’i lëmë të çorientohen

Agai ka lajmëruar se gjatë spektaklit të sotëm do të ketë hyrje të reja në “Ferma VIP”.

Disa nga fermerët janë shprehur se do të mbajnë një distancë prej tyre, pasi ata do të “zëvendësojnë” bashkëgaruesit që do të largohen.

Elsa e ka “shprehur” xhelozinë e saj sot, teksa po bisedonte me fermerët e tjerë.

Ajo ka “thumbuar” Gledisin, ku e ka pyetur nëse ai do të gatuajë për të rinjtë dhe ka sugjeruar që mos të bëjë asgjë për ta, në mënyrë që t’i çorientojnë ata.

Advertisement

Pjesë nga biseda:

Elsa: Ej o buçko, a do t’i bësh bukë atyre të rinjve që do të vijnë?

Gledisi: Po, direkt.

Elsa: Shih, do na tradhëtosh ne? Ti s’na ke bërë gjë këto ditë. Ditët e para na ushqeje, ndërsa tani futen dy të rinj dhe direkt.

Advertisement

Gledisi: Duhet të respektojmë mysafirët.

Elsa: Por jo, do i reskeptoh ato, por t’i lëmë të çorientohen pak vetë. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy