Ju dogj “Range Rover-i”/ Françeska Jaçe: Jam e qeshur, s’jam vajzë problematike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ju dogj “Range Rover-i”/ Françeska Jaçe: Jam e qeshur, s’jam vajzë problematike

Françeska Jaçe reagoi këtë të martë pasi një ditë më parë ju dogj makina tip “Range Rover” në Vlorë.

 

Përmes një shënimi në “Instagram”, ajo sqaroi se për këtë ngjarje ka patur edhe lajme të pavërteta, ku aludohej për një atentat.

 

Advertisement

Por Jaçe shpjegoi se bëhet fjalë vetëm për një problem teknik dhe paralajmëroi se ata që kanë shpifur, do të përballen me të në gjyq.

 

“Do doja të vija në dijeni të gjithë ata që kanë qenë shumë të shqetësuar për zjarrin e supozuar në makinë, makina pësoi një problem teknik i konstatuar nga Policia e Vlorës. Unë jam një vajzë e re, e qeshur dhe tip joproblematik. S’e kuptoj si supozojnë që ka ndodhur një atentat, ku ne e shohim që situata të tilla sa vijnë e janë më të rralla në Shqipëri. Organet përkatëse do të merren me akuzat e pavërteta dhe pas gjithë procedurave të nevojshme, do të publikoj procesverbalin e konstatuar nga Policia e Shtetit.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy