“Kam mësuar abetaren që 4 vjeç”, Albano Bogdo: Më thonin budalla se lexoja shumë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kam mësuar abetaren që 4 vjeç”, Albano Bogdo: Më thonin budalla se lexoja shumë

Albano Bogdo ka treguar se ka mësuar të lexojë që 4 vjeç dhe ka përjetuar bullizim, pasi lexonte shumë.

Gjatë puntatës së sotme të “Albano Show”, ku e ftuar ishte 16-vjeçarja Aleksandra Pano, që ka lexuar mbi 200 libra dhe ka shkruar dy, aktori tregoi detaje të pathëna nga jeta e tij.

Pjesë nga biseda:

Advertisement

Albano Bogdo: Meqë ke lexuar kaq shumë libra, ndihesh superior me bashkëmoshatarët e tu që s’kanë lexuar kaq shumë?

Aleksandra Pano: Jo, nuk është se ndihem. Më shumë do kasha qejf që të kem njerëz që të lexojnë, që të kem çfarë të flas me ata. Jo se nuk kam, se në rrethin shoqëror kam njerëz që lexojnë, por e kam fjalën që në vende të ndryshme ku shkoj të ketë më shumë njerëz që të lexojnë.

Albano Bogdo: Ku shkon ti, 15 vjeç? Shkollë-shtëpi, ku shkon?

Aleksandra Pano: Sekret!

Advertisement

Albano Bogdo: Të kanë bullizuar ndonjëherë që lexon shumë? Unë kur kam qenë i vogël më kanë bullizuar shumë. Sinqerisht! E di si më thonin? Është i  sëmurë.

Më thonin ka lindur i sëmurë ky, gjynah. E kam mësuar edhe abetaren 4 vjeç. Kam pasur një kushërirë, i kishim dyert përballë, vajzën e dajës dhe ajo ishte nja dy a tre vjet më e madhe. Ajo u fut në klasë të parë dhe mësonte abetaren dhe ngaqë rrinim bashkë e mësova dhe unë me atë, fillova të lexoja që 4 vjeç.

Kur kam shkuar në klasë të parë kisha lexuar nja 8 romane dhe lexoja në mënyrë të rrjedhshme dhe thonin “gjynah ka lindur i sëmurë, u ka dalë budalla”. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy