Mania e Podcasteve mbërthen edhe Meghan Markle; Pas shkëputjes nga Spotify, Dukesha konfirmon bashkëpunimin e ri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mania e Podcasteve mbërthen edhe Meghan Markle; Pas shkëputjes nga Spotify, Dukesha konfirmon bashkëpunimin e ri

Dukesha e Sussex Meghan Markle ka lansuar një podcast të ri, vetëm disa muaj pasi ajo dhe bashkëshorti i saj Princ Harry përfunduan marrëveshjen e tyre me Spotify.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Dukesha, e cila njoftoi partneritetin e saj më të ri me “Lemonada Media” , një kompani audio amerikane e themeluar për herë të parë në vitin 2019 nga Jessica Cordova Kramer dhe Stephanie Wittels Wachs.

“Jam krenare të them që po bashkohem me ekipin e shkëlqyer Të “Lemonada” për të vazhduar dashurinë time për podcastin,” tha Meghan në një deklaratë të marrë nga Deadline, shkruan Living.

“Të jesh në gjendje të mbështesësh një kompani të themeluar nga femra, me një seri podkastesh frymëzuese dhe shumë argëtuese është një mënyrë fantastike për të nisur 2024-ën”, vijoi Dukesha e Sussex.
Për momentin nuk ka shumë informacion në lidhje me podcast-in e Dukeshës dhe temat që ajo do të trajtojë në episodet e ardhshme që do të jenë gjatë muajve në vijim.

Advertisement

Projekti me “Lemonada” nuk përfshin vetëm regjistrime të reja, por edhe transmetimin e të 12 episodeve të podcast-it të mëparshëm të Meghan Markle, i cili priti personazhe të famshëm si Trevor Noah, Mariah Carey, Mindy Kaling dhe Serena Williams.

Drejtoresha dhe bashkëthemeluesja e “Lemonada Media”, Stephanie ëittels ëachs, tha se është shumë e lumtur që po punon me Meghan: “Kur filluam të zhvillonim podcast-in e ri me Dukeshën e Sussex, ne u mahnitëm nga shpirti i saj bashkëpunues dhe vizioni i saj i qartë, së bashku me dëshirën e thellë që ajo tregoi për të ofruar dashuri dhe për të ndërtuar komunitet përmes kësaj pune.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy