Rutina ekstreme në mëngjes, Bella Hadid tregon me detaje 10 hapat që duhen ndjekur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rutina ekstreme në mëngjes, Bella Hadid tregon me detaje 10 hapat që duhen ndjekur

Modelja e njohur Bella Hadid ka shokuar fansat pasi ndau rutinën e saj ekstreme të mëngjesit në një video në TikTok. Supermodelja 27-vjeçare, habiti ndjekësit kur postoi regjimin e saj të rreptë të mirëqënies me 10 hapa.

Në video, Bella piu 14 vitamina dhe një lëng të shëndetshëm jeshil. Sikur të mos mjaftonte kjo, modelja piu një gotë me xhel myshku deti, vajra esenciale dhe detox që synon të ndihmojë në eliminimin e toksinave në trup. Pasi mori vitaminat dhe pijet e detyrueshme, Bella tregoi byzylykët e saj të kristaltë dhe u pastrua me një shkop të madh sherebele.

Videoja e saj, e cila mori 4.2 milionë shikime, u bë shpejt virale. Kjo vjen pas raportimeve se ajo është zhvendosur në Teksas për të qenë më afër të dashurit të saj, kaubojit profesionist Adan Banuelos. Çifti fillimisht ndezi thashethemet për lidhje në tetor 2023 kur TMZ publikoi foto të çiftit duke u puthur në Fort Worth, Teksas.

@babybella777 mornings with me before we start making things for you cc @Orebella ☁🤍🫶🏼🪩 #orebella ♬ ♡ ᶫᵒᵛᵉᵧₒᵤ ♡ – SoBerBoi

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy