Amir Rrahmani nga minuta e parë në gjysmëfinale të Kupës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Amir Rrahmani do të luajë nga minuta e parë në ndeshjen e dytë kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Italisë, që Napoli e luan ndaj Atalantas.

Mbrojtësi kosovar do të ketë rastin të paraqitet në këtë takim pas lëndimit të Kalidou Koulibalyt dhe Kosas Manolasit.

Përveç Rrahmanit, në këtë takim do të luajë edhe mbrojtësi Elseid Hysaj. Ndeshja Atalanta – Napoli, luhet të mërkurën nga ora 20:45.

Takimi i parë kishte përfunduar pa gola. Rrahmani deri më tani i ka pesë paraqitje për Napolin në të gjitha garat.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy