Arrestime në Federatën Spanjolle të Futbollit, kontrollohet shtëpia e Rubiales, i përfshirë edhe Pique

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arrestime në Federatën Spanjolle të Futbollit, kontrollohet shtëpia e Rubiales, i përfshirë edhe Pique

Hetimi i autoriteteve spanjolle për federatën e futbollit të vendit çoi në arrestime.

Sipas mediave lokale, autoritetet kanë bërë shtatë arrestime me akuza për korrupsion, krim të organizuar dhe pastrim parash në pesë vitet e fundit, pra nga 2018 deri në 2023.

Në atë kohë president i federatës ishte Luis Rubiales, i cili është shkarkuar nga posti pas akuzave për ngacmim seksual ndaj futbollistes spanjoll, Jenny Hermoso.

Madje, sipas Sexta-s, shtëpia e Rubiales në Granada është ende duke u hetuar, ndërsa në çështjen është e përfshirë edhe kompania e Gerard Pique-s, për marrëveshjen me Arabinë Saudite, për të zhvilluar Superkupën. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy