“Dani Alves ka vr*rë veten”, reagon i vëllai: Është shëndoshë e mirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Dani Alves ka vr*rë veten”, reagon i vëllai: Është shëndoshë e mirë

Në orët e fundit një lajm shumë i rëndë qarkulloi në mediet botërore, që theksonte se ish-futbollistit i Barcelona-s, Dani Alves ishte “vetëvrarë” në burg.

Këto zëra nisën nga një postim në “X” i komedianit brazilian Paulo Albuquerque, i cili shkruajti: “Po më informojnë se Daniel Alves ka vrarë veten”.

Kaq mjaftoi që ky “aludim” të përhapej në të gjitha mediet botërore, megjithatë deri në këto momente mungonte një reagim zyrtarë nga të afërmit e Dani Alves.

Vetëm disa minuta më parë vëllai i ish-futbollistit ka konfirmuar se Dani Alves është mirë dhe më pas ka sulmuar komedianin për përhapjen e një lajmi të tillë të rremë.

Advertisement

“Sa shumë mizori mund të kenë qeniet njerëzore? Ai u dënua për fjalët e një gruaje e cila hyri në banjën e meshkujve që të bënin diçka që vetëm ai dhe ajo e dinë se çfarë. Ai u dënua. A nuk mjafton kjo?”, tha ai fillimisht në një video të shpërndarë në Instagram.

“Nuk mjafton. Tani gjëja e çmendur është se e duan të vdekur. Si mund të jeni kaq mizorë? Babai im është mbi 70 vjeç. Nëna ime është mbi 60. A nuk kanë ata familje? Këto faqe që vazhdojnë e përhapin këto gjëra. Zoti pastë mëshirë për ju”, ishin fjalët e tij për vëllain, të cilit me një postim tjetër i uronte shëndet e jetëgjatësi.

Ndërkohë, këshilltari për shtyp i ish-futbollistit, Acaz Felleger, tha se ata po shqyrtonin veprime ligjore kundër Paulo Albuquerque, me bazë në Rio de Janeiro, për postimin e tij në rrjetet sociale.

Rikujtojmë që Dani Alves ndodhet në burg, pasi është dënuar me katër vite e gjysmë për përdhunimin e një vajze në një klub nate.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy