De Rossi e nis me fitore në stolin e Romës, kryeqytetasit mposhtin 2-1 Veronën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
De Rossi e nis me fitore në stolin e Romës, kryeqytetasit mposhtin 2-1 Veronën

Daniele De Rossi e ka nisur me fitore aventurën e tij në krye të stolit të Romës. Kryeqytetasit kanë fituar 2 me 1 me Veronën në “Olimpico”.

El Shaarawy zhvilloi një ndeshje thuajse perfekte duke dhuruar dy asist në këtë sfidë, por pa mundur të realizojë personalisht.

Fillimisht shërbeu në minutën e 19-të të ndeshjes për Lukakun, i cili nuk fali, dhe vetëm pak minuta më pas dha një tjetër asist për Pelegrinin, i cili dyfishoi shifrat.

Me rezultatin 2-0 u mbyll pjesa e parë e takimit. Me nisjen e pjesës së dytë miqtë rritën intensitetin e ndeshjes, duke rrezikuar disa herë portën romane, duke shpërdoruar disa raste të pastra.

Advertisement

Në të 76-tën, Verona u fut në lojë me golin e Michael Folorunsho, pa i ndryshuar dot rrjedhën e fatit kësaj sfidë.

/Vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy