Donald Suxho, trajner i Kosovës/ Ish-kapiteni i SHBA synon të çojë vajzat volejbolliste drejt sukseseve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Donald Suxho, trajner i Kosovës/ Ish-kapiteni i SHBA synon të çojë vajzat volejbolliste drejt sukseseve

Donald Suxho emërohet trajner i Kombëtares  së Kosovës në volejbollin e vajza për U-17 ,ky vendim u morë në mbledhjen e bordit të federatës së volejbollit të Kosovës kryesuar nga presidenti Bahri Gjinovic.

 

46 vjecari i lindur në Korcë është në mesin e volejbollistëve më të mirë shqiptar të të gjitha kohërave e njihet për paraqitjet e tij me kombëtaren e SHBA-ve në kampionate botërore dhe dy herë pjesëmarrës në Lojrat Olimpike ato të Athinës 2004 dhe në Londër 2012.

 

Advertisement

Ish –kapitetin i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në volejbollë  u shpreh për  Vizion Plus  se eshte shumë entuziast që do të rikthehet në Kosovë për të drejtuar sportistët e rinj e për ti dhënë një frymë tjetër sportit.

 

DONALD SUXHO

ISH-KAPITEN I SHBA NE VOLEJBOLL

Advertisement

 

Për mua është shumë e rëndësishme të kthehem të bëjmë stërvitje dhe të prezantojmë Kosovën në majat e botës për volejboll.Për mua gjëjë më e rëndësishme është besimi dhe unë kam besim dhe si trajner dhe si volejbollist se do bëjmë një punë shumë të mirë aty në Kosovë dhe pastaj rezultatet do vinë 100 përqind.Për mua ka qënë shumë e rëndësishmë kjo sepse më ka dhënë besim,falënderoj shumë federatën në kosovë .Me të ardhmen e kosovës që të futemi në Europë,unë e kam  marrë shumë seriozisht ,mezi pres te vi në Kosov dhe që ditën e parë të bëjmë stërvitje të përmirësohemi dhe të kalojmë hapat  e vështira.

 

Suxho tregon se sa e vështirë ka qënë për të që të arrijë të bëjë një karriere të suksesshme në Amerike.

Advertisement

 

DONALD SUXHO

 

Për mua si sportist Ka qënë shumë e vështirë,jam rritur në Korcë në komunizëm me kushte jo shumë të mira sic ka qënë për të gjithë atëherë dhe kur kam ardhur në Amerikë kam qënë i vogël 17 vjec ,pa gjumë pa asgjë,nuk e vazhdova shkollën këtu për  shkak të mundësive dhe vetëm kam bërë punë dhe me shumë punë e sakrifica i kam arritur ato maja.Kam pasur gjothmonë besim në veten time por dhe kam punuar.Dhe më erdhi shansi me bo stërvitje dhe ndeshje me ekipin kombëtar në Amerik unë kam dhen jo 100 përqind por 110 përqind.

Advertisement

 

Sfida e parë e Suxhos pritet të jetë në Janar të vitit 2023 kur do te nisin edhe aktivitetet nderkombetare.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy