E trishtë! Ish-futbollisti vret aksidentalisht nënën e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E trishtë! Ish-futbollisti vret aksidentalisht nënën e tij

Një ish-futbollist, Jaylen Johnson qëlloi aksidentalisht për vdekje nënën e tij gjatë fundjavës. Jaylen mendoi se nëna e tij ishte një e huaj që kishte hyrë në shtëpinë e tyre.

Avokati i tij tha se djali mban në shtëpi një armë për vetëmbrojtje pasi disa kohë më parë u grabit me armë.

Policia e Olivette tha se nëna e Jaylen, 56-vjeçarja Monica McNichols-Johnson, vdiq në shtëpi, pavarësisht përpjekjeve për shpëtimin e jetës të bëra nga e dashura e Johnson.

Djali thirri menjëherë 911 pas të shtënave dhe ka nuk pushon së qari që atëherë, tha avokati i tij.

Advertisement

Prokurorët e akuzuan Johnson për vrasje nga pakujdesia dhe veprime kriminale të armatosura. Lirimi i tij me kusht u caktua në 100,000 dollarë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy