Inter fiton superkupën e Italisë/ Zikaltrit mundën Milanin me rezultatin 3 me 0

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Interi fitoi superkupën e Italisë. Zikaltërit mposhtën 3-0 Milanin në finalen që u luajt në Arabinë Saudite. Skuadra e Inzaghit ishte që në fillim më kërkuese dhe e vendosur mirë në fushën e lojës dhe pas vetëm 9 minutash lojë shënoi golin e avantazhit me Di Marcon pas një aksioni model.

 

Milani provoi të bënte diçka më shumë, por një goditje e Leao u devijua në goditje këndi nga portieri zikaltër. Nuk kaluan as 10 minuta dhe Interi goditi sërish këtë herë me veteranin Edin Xheko i cili u shërbye perfekt nga Bastoni dhe pas një depërtimi personal brenda zone mposhti sërish Tatarushano për të dyfishuar shifrat.

 

Advertisement

Me avantazhin e dy golave u mbyll pjesa e parë. Në të dytën Milani u paraqit sërish mjaft dobët duke mos krijuar asnjë rrezikshmëri në portën e Onana. Në gjysmën e pjesë së dytë zikaltërit iu rikthyen sulmeve në portën e kuqezinjve dhe në minutën e 77-të Lautaro Martinez i shpëtoi mjaft mirë mbrojtësit kuqezi Tomori duke shënuar një gol spektakolar me të jashtmen dhe vulosur kështu shifrat në 3 me 0 dhe vrarë përfundimisht ëndrrat kuqezi për trofeun.

 

Minuta pati edhe për futbollistin shqiptar në radhët e Interit, Kristjan Asllani, ky ishte trofeu i parë edhe për të dhe i 7-të i superkupës së Italisë për Interin. Zikaltërit mbrojtën titullin pasi e fituan edhe vitin e takuar pasi mundën Juventusin. E veçanta e këtij trofeu ishte se trajneri zikaltër Simone Inzaghi e ka fituar atë plotë 4 herë, 2 herë me Lacion dhe 2 herë në 2 vitet e fundit me Interin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy