Klopp do të largohet në verë, Liverpool ka 3 emra në listë për ta zëvendësuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Klopp do të largohet në verë, Liverpool ka 3 emra në listë për ta zëvendësuar

Liverpooli duket se e ka gjetur zëvendësuesin ideal të Jurgen Kloppit, pasi dështuan fillimisht në përpjekjet e tyre për të siguruar shërbimet e njërit prej Xabi Alonsos ose Ruben Amorim.

Sipas një raportimi nga The Times, Liverpooli është shumë afër arritjes së marrëveshjes me Arne Slot për të zëvendësuar Jurgen Kloppin si trajner sezonin e ardhshëm, teksa trajneri i Feyenoordit duket të jetë kandidati kryesor.

45-vjeçari e ka udhëhequr Feyenoordin drejt fitores së Kupës së Holandës fundjavën e kaluar, dhe tani ka zhvilluar një reputacion të madh në vend.

Lidershipi i tij kontribuoi në suksesin e Feyenoordit, dhe ky sukses kulminoi kur ata fituan titullin e tyre të parë në Eredivise pas gjashtë vitesh në sezonin 2022/2023.

Advertisement

Transferimi i tij potencial në ‘Anfield’ nuk është ende i garantuar, pasi Liverpooli po eksploron edhe kandidatë të tjerë për rolin e trajnerit. Pasiguria rreth trajnerit të ardhshëm prek edhe disa klube të tjera në Evropë si Bayern Munich, Barcelona dhe AC Milan.

Lista e ngushtë prej tre emrave për zëvendësuesin e Kloppit ende përfshin Ruben Amorim përkundër thashethemeve të fundit, ndërsa përveç tij gjendet edhe Slot me Roberto De Zerbin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy