Kluiverti dëshiron të mbetet te Leipzigu

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sulmuesi i krahut, holandezi Justin Kluivert dëshiron të mbetet pjesë e skuadrës së Leipzigut edhe për sezonin tjetër.

Në një intervistë për mediumet gjermane, Kluivert të mërkurën ka deklaruar se shpreson që drejtuesit e Leipzigut ta shfrytëzojnë opsionin e blerjes së tij në fund të sezonit.

Kluivert në verën e shkuar u huazua te Leipzigu nga Roma, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023. Këtë sezon, Kluivert ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në 23 ndeshje me Leipzigun që ka opsionin e blerjes së kartonit të tij për 14 milion ë euro.

“Ndihem shumë mirë te Leipzigu dhe përfundimisht dua të jem pjesë e këtij ekipi edhe pas përfundimit të sezonit aktual”, tha Kluivert.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy