Kupa e Shqipërisë 2023-2024 / Përcaktohen skuadrat gjysmëfinaliste

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kupa e Shqipërisë 2023-2024 / Përcaktohen skuadrat gjysmëfinaliste

Egnatia, Kukësi, Tirana dhe Vllaznia janë katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë të këtij edicioni.

Rrogozhinasit fituan edhe ndeshjen e dytë ndaj Laçit me rezultatin 3-1 dhe siguruan kualifikimin në gjysmëfinale.

Surprizën e madhe në fazën çerekfinale e bëri Kukësi që fitoi 1-0 në “Arenën e Demave“ ndaj Partizanit. Ndeshja shkoi në shtesë dhe më pas të dyja ekipet iu drejtuan penalltive, aty ku kuksianët u treguan më të saktë dhe triumfuan 5-3, duke kaluar në gjysmëfinale.

Edhe sfida e dytë çerekfinale mes Tiranës dhe Teutës përfundoi në barazim. Në “Elbasan Arena” ndeshja u mbyll 1-1 dhe shkoi në shtesë. Më pas gjithçka u vendos nga penalltitë aty ku bardheblutë u treguan më të saktë, fituan 6-5 dhe kaluan në gjysmëfinale.

Advertisement

Vllaznia ja doli mbanë të kualifikohej më tej pasi mundi Erzenin 6-1. Koha e rregullt e takimit përfundoi 2-1 dhe ndeshja shkoi në shtesë, aty ku kuqeblutë realizuan edhe katër gola, duke prerë biletën për në gjysmëfinale.

Për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste do të hidhet short i lirë ndërmjet katër ekipeve të kualifikuara në këtë tur.

Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje, me dy takime. Sfidat e para gjysmëfinale do të zhvillohen më datë 3 prill ndërsa takimet e dyta më datë 24 prill.

Në ditët në vazhdim do të bëhet e ditur se kur do të hidhet shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë./FSHF/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy