Lëndohet gjyqtari Lahoz, humb “El Classicon”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Njëri prej gjyqtarëve më të vlerësuar në La Liga, Antonio Miguel Mateu Lahoz, do të jetë jashtë fushës këtë vikend. Ai ka pësuar dëmtim dhe nuk do të jetë gjyqtar në duelin e “El Classicos”.

Real Madridi do të jetë nikoqir i Barcelonës dhe kjo ndeshje vlerësohet si vendimtare në luftën për titull kampioni.

Gjyqtarin Lahoz do ta zëvendësojë Jesus Gil Manzano.

Lajmin e ka konfirmuar Federata e Futbollit e Spanjës. Ajo ka thënë nëpërmjet një komunikate për media, se Lahoz ka pësuar dëmtim muskulor gjatë përgatitjeve për këtë ndeshje.

Advertisement

Gjyqtari nga Valencia do të jetë jashtë fushës për disa javë në futbollin spanjoll.

43-vjeçari e gjykoi edhe ndeshjen e Ligës së Kampionëve në mesjavë ndërmjet Bayern Munichut dhe Paris Saint-Germainit, ku edhe mori vlerësime pozitive.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy