Thomas Tuchel drejt largimit, Bayern kërkon një austriak për stolin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Thomas Tuchel drejt largimit, Bayern kërkon një austriak për stolin

Trajneri i Kombëtares Austriake të Futbollit, 65-vjeçari Ralf Rangnik, ka marrë një ofertë nga Bayerni për t’u bërë trajneri i ri, tha drejtori sportiv i Federatës Austriake të Futbollit (OFB) Peter Schotel.

Rangnik, i cili ka kontratë me Austrinë deri në vitin 2026, ka konfirmuar këtë informacion. Schotel shkoi një hap më tej, duke i thënë transmetuesit publik austriak ORF se Rangnik e informoi atë dhe presidentin e OFB Klaus Mitterdorfer për ofertën të mërkurën.

“Nëse një klub si Bayern ka interes, është e kuptueshme që ju mendoni për interesin e këtij klubi”, tha Schottel.

Rangnik është bërë favorit për të zëvendësuar Thomas Tuchel, i cili largohet në fund të sezonit, pasi trajneri i kampionëve të rinj gjermanë, Bayer Leverkusen, Xabi Alonso dhe trajneri i kombëtares gjermane, Julian Nagelsmann, thanë se do të mbeten në pozicionet e tyre. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy