Liverpooli e Chelsea në garë për mesfushorin Gravenberch

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ekipet nga Premier League, Liverpool dhe Chelsea janë futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Ajaxit, Ryan Gravenberch kanë raportuar mediumet angleze të enjten.

Gravenberch 18-vjeçar po konsiderohet si njëri nga talentet më të mëdha të Evropës kurse këtë edicion është titullar i pazëvendësueshëm te Ajaxi. Ai ka shënuar katër gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 37 ndeshje për Ajaxin në të gjitha garat.

Gravenberch ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2023 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 30 milionë euro. Ai është produkt i akademisë së Ajaxit kurse është pjesë e ekipit të parë prej vitit 2019.

Gravenberch gjithashtu ka edhe tri paraqitje me Përfaqësuesen e Holandës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy