Tenistët mund të gjobiten rëndë në rast të thyerjes së rregullave të Covid-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tenistët e klasit botëror do të përballen me gjoba të rënda apo edhe me dëbime nga Australia nëse thyejnë rregullat e protokollit për Covid-19.

Të gjithë tenistët pjesëmarrës në garën e “Australian Open” kanë pranuar një dokument me gjashtë faqe nga organizatorët, ndërsa janë njoftuar edhe në detaje për oraret e fluturimit në javën tjetër, shkruan “Sportsmail”.

Megjithatë, në dokumentin që tenistët e kanë pranuar, shkruhet qartë për dënimet që mund t’i marrin ata në rast se i thyejnë rregullat pasi të mbërrijnë në vendin e caktuar.

Ata do të hyjnë në karantinë prej 14 ditëve kur të arrijnë në rast të mosrespektimit të rregullave dhe çdo thyerje e rregullit nga ndonjë anëtar i stafit mbështetës do të konsiderohet thyerje e rregullave nga lojtari që i ka punësuar.

Advertisement

Në listën e dënimeve përfshihen dënimet me gjobë deri në 11.500 funte, dëbim nga shteti, arrestim e izolim në një dhomë hoteli të mandatuar nga Qeveria.

Melbourne vitin e kaluar pati izolim për katër muaj, ndërsa autoritetet lokale nuk duan që situata t’u dalë nga kontrolli, edhe pse përhapja e Covid-19 po vazhdon ende.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 Struga.info | Privacy policy