
Mbrojtësi Mërgim Vojvoda është i dëshpëruar me humbjen e pësuar në Prishtinë nga Suedia me rezultatin 3:0, në kuadër të ndeshjes së parë të ciklit kualifikues për kampionatin botëror “Katari 2022”. Ai ka thënë se në Spanjë do të kërkojnë fitore.
“Çdo humbje dhemb e sidomos kur jemi në shtëpi. Sot nuk ishim në nivel. Nuk është pozita ime, por nuk është koha të flasim për pozita. Nuk duhet të diskutohet vendimi i pozitës. Jam munduar ta jap maksimumin. Në Spanjë do të shkojmë për fitore”, ka thënë Vojvoda.