Avioni “karamele” që shpreson të rindezë pasionin e pushimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Avioni “karamele” që shpreson të rindezë pasionin e pushimeve

Pjesa më e madhe e avionëve duken pak a shumë njëlloj nga jashtë – të bardhë, me një shkrim më germa të mëdha dhe logo e kompanisë. Por kompania gjermane Condor ka vendosur të futet te rastet e rralla kur avionët duan të bien në sy, për pamjen e tyre të jashtme.

Avionët duken si të ishin karamele për fëmijë, por Condor thotë se është frymëzuar nga modelet e çadrave, peshqirëve dhe shezloneve të plazhit.

Condor ishte në pronësi të kompanisë së udhëtimeve turistike angleze Thomas Cook, e cila falimentoi në vitin 2019. Tani, kompania po kërkon të rikthehet në skenë, me një ndryshim drastik për të tërhequr vëmendjen.


avionet 1024x666<!–

Advertisement

–>

Tigra dhe peshkaqenë “fluturues”, avionët specialë kanadezë

Advertisement

Shiritat me ngjyra, të krijuar nga kompania berlineze “Vision Alphabet”, synojnë të rikrijojnë nostalgjinë për pushimet e kaluara dhe të ndezin emocionet për pushimet e të ardhmes. Avionët do të vijnë në pesë ngjyra, blu si deti, të verdhë si rrezet e diellit, të kuq si “pasioni”, të gjelbër si “ishujt” dhe ngjyrë floriri, si rëra e plazheve tropikale.

Avioni i parë me shirita, me ngjyrë të verdhë, realizoi fluturimin debutues më 5 prill, nga Frankfurti për në Lanzarote, në ishujt Kanarie.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy