Kina pranon se mbeturinat e raketës “Long March” do të bien në Tokë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kina pranon se mbeturinat e raketës “Long March” do të bien në Tokë

Kina ka pranuar se mbeturinat e raketës së saj të ndërtuar në mënyrë autoktone që bartën në orbitë modulin kryesor të stacionit të saj hapësinor do të “bien në Tokë”.

Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës tha se mbeturinat e raketës Long March-5B Y2 “mund të hyjnë përsëri në atmosferën e Tokës diku gjatë kësaj fundjave”, njoftoi transmetuesi publik CGTN.

Transmetuesi shtoi se raketa duhej të digjej gjatë rihyrjes, kurse disa ekspertë kinezë paralajmëruan se pjesët mund të bien në Paqësor.

Raketa u lëshua më 29 prill në hapësirë duke mbajtur modulin kryesor, Tianhe, të stacionit hapësinor të ardhshëm të Kinës në formë të shkronjës T.

Advertisement

“Një vëzhgim i mundshëm amator në tokë i bërthamës së raketës që jep sinjal të rregullt sugjeron se ajo po bie dhe kështu nuk është nën kontroll”, thuhet në faqen e internetit të Space News më 30 prill, duke shtuar se “ngadalë dhe në mënyrë të paparashikueshme” po bie përsëri në Tokë.

Tianhe ishte ndarë nga faza kryesore e lançuesit pas 492 sekondave të fluturimit, duke hyrë direkt në orbitën e saj të planifikuar fillestare.

Ndërkohë, Kina të premten lëshoi  me sukses në orbitë një grup tjetër satelitësh. Satelitët u lançuan nga Qendra e Laçimit Satelitor Xichang në provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore.

Satelitët që i përkasin familjes Yaogan-30, u lançuan me raketën transportuese Long March-2C.

Advertisement

Sapo satelitët të përshtaten në orbitë, ato do të përdoren për matjen në distancë, e cila përfshin zbulimin mjedisor elektromagnetik dhe testimin teknologjik që lidhet me të.

Tianqi-12, një nga satelitët, do të përdoret për mbledhjen dhe transmetimin e të dhënave.

Ky ishte misioni i 369-të i serive të raketave Long March.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy