Qeveria e SHBA-së ngre padi kundër Google

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së pritet të paraqesë të martën një padi kundër kompanisë Google nën dyshimet për shkelje të ligjit duke përdorur fuqinë e saj në treg për të shmangur rivalët. Lajmi u bë i ditur nga një burim në dijeni të çështjes, përcjell Voa të martën.

Në aktpadi do të ngrihen pretendimet se Google ka shkelur ligjin në mënyrën se si i trajton rivalët në biznesin e saj të kërkimit dhe reklamimit, duke synuar të krijojë një situatë të pafavorshme për ta, me qëllimin për ruajtur dominimin e mekanizmit të tij të kërkimit dhe duke e përdorur atë për të shitur më shumë reklama.

Google nuk ka komentuar ende rreth çështjes.

Koha e paraqitjes së aktpadisë, e cila vjen vetëm disa ditë para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, mund të shihet si një akt politik, pasi përmbush një premtim të bërë nga presidenti Donald Trump ndaj mbështetësve të tij për t’u kërkuar llogari kompanive të caktuara për mbytjen e zërave konservatorë. Aktpadia vjen më shumë se një vit pasi Departamenti i Drejtësisë dhe Komisioni Federal i Tregtisë filluan hetimet mbi praktika të pandershme në kryerjen e biznesit ndaj katër kompani të mëdha të teknologjisë, Amazon, Apple, Facebook dhe Google.

Advertisement

Disa prokurorë të përgjithshëm në nivel shtetëror kanë hapur gjithashtu hetime ndaj Facebook-ut dhe Google-t.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy